Vlahutin në Vlorë, verifikon fondet e BE-së, dhënë për “Lungomare-n”, kanalizimet dhe “By-Pass-in”

622
Tre investime madhore te qytetit të Vlorës, By Pass, Lungomare dhe kanalizimet e ujërave të bardha në qytet, te financuara me fonde të Bashkimit Evropian në vlerën e 47 milionë euro, u inspektuan këtë të martë nga Ambasadorja e BE ne Shqipëri, Romana Vlahutin. Në një dalje të përbashkët për shtyp me kreun e bashkisë Dritan Leli, Vlahutin la të kuptohej kritikën për tejzgjatjen e afateve të punimeve, kryesisht për Lungomaren që duhet të ishte përmbyllur që në gusht 2016 dhe Bypass-in e Vlorës, punimet për të cilin u bllokuan me muaj të tërë nga problemet mes kontraktorëve. Ambasadorja Vlahutin, u shpreh: “Procesi i kanalizimeve në Vlorë po ecën me ritëm të shpejtë. Lungomare-n shpresojmë të përfundojë përpara verës. Pastaj kemi dhe një projekt që është zgjatur shumë, Bypass -i , i cili është i rëndësishëm, jo vetëm për qytetin e Vlorës, por edhe për jugun në tërësi dhe industrinë e turizmit. Jemi këtu për të takuar të gjithë ata qe po punojnë me këto projekte për të marrë prej tyre afatin përfundimtar për realizimin e këtyre projekteve. Dhe për të mësuar, se çfarë duhet të bëjnë për të nxitur përfundimin e tyre deri në verë, kryesisht investimi Lungomare-s dhe Bypass-it. Qyteti i Vlorës, është ndër më të rëndësishmit në vend për turizmin, dhe është një nyjë e rëndësishme lidhëse me jugun.”
Sigal