Konfindustria për krizën energjetike, vendimet e qeverisë do ndikojnë te qytetari

187
Sigal

Konfindustria kërkon, që në buxhetin e vitit 2022 të parashikohet ngritja e Fondit Antikrizë të Energjisë/FAE, si zë i veçantë për të zbutur pasojat e krizës së lajmëruar energjetike.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, theksohet se krijimit të FAE është përdorimi për të shmangur ose zbutur rritjen e çmimeve të energjisë dhe/ose politikat e mbështetjes ekonomike të shtresave më të pambrojtura shoqërore.Konfindustria vlerëson se skenari i parapërgatitur qeveritar parashikon, që duke filluar nga 1 janari 2022, mbi 7700 biznese, që përbëjnë thelbin e industrive shqiptare do të detyrohen të paguajnë energji elektrike me çmime tregu, deri në 3 herë më të lartë.

Kjo do të ndikojë në rritjen e pashmangshme të kostos së jetesës së qytetarëve.

Konfindustria vlerëson, se vetëm pas shterimit të gjithë mundësive financiare dhe institucionale, duhet kaluar në skenarët e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Në lidhje me këtë çështje, Konfindustria ka përgatitur Paketën e kërkesave dhe propozimeve të saj për përballimin e krizës energjetike, që do t’ia paraqesë së shpejti ekzekutivit dhe vendimmarrjes politike.