Vladimir Bizhga/ Këmbanat bien për Greqinë

516
Lajmet që na vijnë nga Greqia janë alarmante. Mijëra njerëz u janë sulur supermarketeve dhe blejnë ushqime për 1 – 2 muaj. Kriza është në limitet e saj të fundit dhe nuk ka digë që ta mbajë. Gjithçka është e trubullt. Deri në 1 korrik Banka Botërore dhe Shefja e FMN Lagard presin që Greqia të paguaj këstet e radhës prej miliarda euro. Ajo ka deklaruar se 2000 grekë të pasur kanë depozituar miliarda euro në Zvicrës dhe që s’kanë paguar asnjë taksë. Gjendja është skandaloze dhe gjithë kjo dallgë tragjedie, përplaset mbi popullin grek, mbi vëllezërit tanë emigrantë, që janë mbi 1 milion. Kjo situatë duhet të vëri në gjendje alarmi shtetin tonë, partitë dhe popullin. Gjatë viteve politikanët hije, bënë kërdinë dhe shtruan sheshin me lule, një shpërdorim që vazhdoi pambarim. Tani populli grek duhet të ngrihet e të shkundi tërë atë pluhur e myk të dinastive të mëdha kleptokrate. Politikanët e majtë dhe të djathtë janë tradhtarë dhe të korruptuar, ndërsa biznesmenët kanë grabitur vendin, duke mos paguar taksat e tyre e duke krijuar një mal me borxhe, që tani duhet të paguhen. Raportet e disa mediave europiane kanë krijuar një tablo ofenduese për një popull të tëre, sikur populli grek nuk paguan asnjë taksë apo tatim, gjë që nuk është aspak e vërtet, kur është puna për kurrizin e popullit ai e di se çfarë heq. Por 2000 grekë të pasur kanë depozituar 700 miliard euro të vjedhura në Zvicër dhe askush nuk kujtohet të bëjë gjë. Populli thotë “korbi, korbit nuk i nxjerr sytë”. Thashethemet e fundit thonë se miliarda të tjera eurosh, po arkëtohen në Gjermani nga biznesmenë grekë. Në këtë katrahurë pritet zhvlerësim i madh i çdo prone që nga mijëra euro do kthehet në hiçmosgjë, brenda natës. Edhe një herë, të pasurit do të fitojnë dhe të varfrit do humbasin. Mungesa e çdo dënimi për elitën politike – dhe miqtë e tyre të pasur e solli vendin në gjunjë dhe në tragjedi. Greqia ka nevojë të madhe, për një gjyqësor të pavarur, i cili të vërë rendin e gjërave në vend, thonë analistët e mediave botërore. Aleksis Tsipras dhe partia Syriza, nuk janë të qartë, për situatën dhe rrugët për të dalë nga ajo. Ata ndodhen në det të hapur si një anije pa timon. Dhe aq sa ai ka bërë më shumë energji dhe i sulmuar nga gjithë bota, nuk është pak. Kjo është arsyeja pse BE-ja dhe Gjermania janë kaq nervozë me të ashtu-quajturin inxhinier 40-vjeçar të shtetit te arsimuar dhe radikal. Por më shumë plehra politike, Tsipras e ka vështirë të bëjë reforma frytdhënëse, pasi ai i ka durt e lidhura sepse në krah të tij janë shumë politikanë miq nga PASOK dhe partitë e së majtës populiste apo nacionaliste. Në të njëjtën kohë, ai ka frikë BE dhe Gjermaninë, duke cituar sulmin e një drejtusi europian mbi Samarasin, për dorëzimin e sovranitetit të Greqisë në PE, që do të thotë as më shumë as më pak se kthimi i vendit në një koloni. Por e ardhmja nuk duhet matur me depozitat e naftës në Egje, minierat e mëdha të arit në veri dhe diellit të mjaftueshme për turizmin, që e kthen çdo shtëpi, në industri për vendin. Natyrisht që Greqia ka potenciale, por në duar të kujt kanë qenë dhe janë ato, që e sollën vendin në këtë derexhe, në duart e një klase të papërgjegjshme hajdutësh, e cila i ktheu në hi shpresat e një populli. Të rinjtë janë me arsim të lartë dhe energjikë. Tragjikisht ata po largohen nga vendi – gati një milion të rinj dhe gra kanë lënë Greqinë që prej rrëzimit financiare në vitin 2008, në kërkim të punës gjetkë, në botë. Kjo situatë tragjike sjell në skenë anarshinë, por dhe revolucionin, i cili në të dy kahet është i paprituri i madh, për Ballkanin dhe Europën.
Sigal