Violeta e Çize Xhaferaj: Arsimi në komunizëm ishte perfekt, nuk mund të mendohej mitmarrja dhe dëftesa fallco

774

 Intervistoi: Besnik GJONBRATAJ




Violeta e Çize Xhaferaj, bashkëshortë, kolegë, por edhe eprorë e vartës për vite të tëra në arsim për edukimin e brezit të ri kallaratas e më gjerë. Rast i rrallë ky. Dy intelektualë të mirëfilltë, që përveç kontributit në arsim kanë dhënë dhe vijojnë ende të japin kontribut të vlerësueshëm në jetën shoqërore në Kallarat. Dy bashkëshortë, me një kontribut mbi 35 vjeçar në arsim, aktualisht pensionistë, që edhe pse kushtet i kanë të jetojnë në Vlorë, a diku tjetër pranë fëmijëve, nuk largohen nga vendlindja e tyre, Kallarati. Dy njerëz, që aq sa kanë në gjak e pasion leximin e studimin, kanë edhe punën fizike në pronën e tyre private, dhe këtë nuk e quajnë përbuzje, përkundrazi krenari. Janë me qindra fëmijë kallaratas, nxënës, që kanë dalë nga duart e tyre dhe sot janë bërë dikush në jetë, kjo i bën ata të ndihen edhe më krenarë. Sot pas më se 35 vjetësh në arsim, siç shprehen vetë ata, edhe pse ndjejnë nostalgjinë e atyre viteve, edhe pse ju mungon zilja e fillimit të mësimit, rreshtimi, cicërimat e fëmijëve, përgatitja e ditarit, dhënia e mësimit, ngritja në mësim dhe marrja në provim e nxënësve, kolegët e punës me të cilët së bashku kontribuuan për vite të tëra, ndjehen krenarë dhe të vlerësuar kur takohen, përshëndeten, kur u bie zilja e celularit, kur marrin një letër apo kartolinë urimi në raste festash të mësuesit, ditëlindje apo për raste të tjera të gëzueshme, nga ish nxënësit, por edhe bashkëfshatarët e tyre. Kjo për ta vlen më shumë se çdo gjë tjetër. Për të mësuar diçka më tepër për jetën e tyre familjare, por në veçanti për kontributin e tyre në arsim le të ndjekim intervistën e mëposhtme, e cila për vetë arsyet e të qenurit kolegë, epror e vartës, njëkohësisht edhe bashkëshortë, e kemi titulluar “Intervistë e dyfishtë me intelektualët bashkëshortë,Violeta e Çize Xhaferaj”


Diçka për familjen, fëmininë dhe shkollimin tuaj, do të ishte me interes për lexuesit e gazetës?
Violeta. Klasën e parë e fillova në Kallarat me mësues Sami Karabollaj. Mbaj mend mësuesin tim të parë, një djal i qeshur, i pashëm dhe shumë i afrueshëm me fëmijët edhe pse të paditur. Pasi mbarova ciklin e ulët në Kallarat, se ciklin e larët e mbarova në Vlorë, vijova klasën e 6-të e të 7-të në shkollën 7-vjeçare “Hysen Çino”, Vranisht. Isha një nxënëse e mirë dhe kisha dëshirë të madhe të vazhdoja shkollën më tej, por prindërit nuk dëshironin, pasi nuk më përballonin dot nga ana financiare, megjithatë më lejuan dhe u interesuan për shkollën time. Më doli gjysëm bursi me 920 lekë të asaj kohe në shkollën Pegagogjike “Jani Minga” në Vlorë. Në shkollë falë kërkesave të asaj kohe, isha një nxënëse që ecja pa probleme dhe e aktivizuar në korin e shkollës, deri në kor kuartet, i bija mandolinës, zërin e kisha talent dhe profesorët Piro Cakrani dhe Avni Gurëbardhi më dallonin midis 400 vajzave.
Çizja. Shkollën fillore e fillova në vitin 1948. Mësoja mirë e mësuesit sikur më dallonin midis të tjerëve. Tek shkolla vinte shpesh herë nënë Duzja (nëna e heroit të Popullit Mumin Selami dhe njëkohësisaht deputete në Kuvendin Popullor), një grua që të bënte për vete me fjalën e saj shumë të ngrohtë e të dashur. Ajo na sillte shpesh edhe fletore e lapsa, goma e maja pene. Në shkollën e Kallaratit në ato vite 1948-1952, kanë dhënë mësim mësuesit normalist: Liza Doda nga Shkodra, Mërgim Korça nga Korça, Në klasë të parë kisha mësues Kozma Llazanin nga Lukova. Shkollën 7 vjeçare e nisa në shtator 1952 në Horë të Vranishtit, ku për arsye familjare më hoqën nga shkolla për të vazhduar në vitin pasardhës. Në tetor të vitit 1956 më doli bursa për në shkollën pedagogjike 4 vjeçare që ishte hapur atë vit në Vlorë. Për shkollën pedagogjike në ato vite kishte kërkesa të shumta, mësonim deri edhe mineralogji. Profesorët e asaj shkolle, disa prejt të cilëve kishin kryer studimet në vendet perëndimore, na armatosën me dije të shëndosha shkencore, na formuan si qytetarë dhe me shëmbullin e tyre edhe si mësues të ardhshëm. Gjej rastin të sjell në kujtesë me shumë respekt edhe shumëq nga profesorët e mi të shkollës pedagogjike si: Vangjel Picin, Kristaq Sulin, Spiro Jovanin, Bubulina Arapin, Bajram Hajrullahun, Elmas Aliaj, etj. Ata këtë titull nuk e kishin me dekret, por e kishin fituar në jetë.
Kur dhe ku e filluat për herë të parë profesionin e bukur të mësuesit dhe sa kohë e ushtruat atë?
Violeta. Profesionin e mësuesit e fillova më 15 gusht 1976, në Gabrian të Lushnjës, tre orë larg qytetit në këmbë pasi makina nuk kishte. Ishte një shkollë e madhe, me një staf pedagogjik prej 21 vetësh, me kërkesa ndaj kuadrove. Unë nuk e kisha problem, pasi isha e përgatitur, vetëm se më merrte malli për prindërit dhe vëllezërit, sepse drejtori dy herë në vit na jepte leje të shkonim në shtëpi. Të shumtë janë mësuesit me të cilët unë kam punuar për vite të tëra. Më jepet mundësia të përmend disa prej kolegëve si: Bilal Breshani, Hamit Muharremi, Ali e Zonjë Sadikaj, Thëllëza, Pranvera, Valentina Hoxhaj, Angjelina Habilaj(Gjipali), Irma Mihali, Miranda Tushi, Laureta Dhefto, Leonidha Mërtiri, Elena e Pranvera Shkurti, Mareglen Ferra, Lefter Beqiri, Engjëll Hasimi, Vasil Tata, Lefter Hysi, Viron Avduli, Nezinete Leskaj, Renata Godaj, Nikollaq Dumani, Vangjel Bojaxhiu. Kate e Rajmonda Alikaj etj, por s’mund të lë pa përmendur qershinë mbi tortë, të paharruarin Feti Mezinin. Shumë respekt e mirënjohje për të gjithë.Kam punuar në arsim me përkushtimin më të madh të mundshëm, por ndonjëherë edhe të pamundshëm, për 35 vjet rresht në Kallarat, nga këto 5 vjet, 1999-2004, edhe drejtoreshë e shkollës. Kam nxjerrë nga duart e mia breza të tërë nxënësish. Shumë e shumë më respektojnë, më përshëndesin, më kujtojnë në raste festash, por edhe pse të paktë, ka edhe ndonjë mosmirënjohës.
Çizja. Në korrik të vitit 1960, u emërova mësues në shkollën 7 vjeçare në Horë të Vranishtit. Ç’kënaqësi për mua, sikur u dëgjuan fjalët e profesor Harillës. Erdha mësues në atë fshat, ku Meçan Selami, nxënësi i përzgjedhur i Ismail Qemalit, dje mësues i qeverisë tij, u emërua mësues dhe çeli shkollën e parë shqipe në dhjetor të 1913-s. Por unë isha në kushte e rrethana të reja. Katër vjet më parë kisha qenë nxënës në këtë shkollë, ndërsa tani do të isha mësues. Iu përkushtova me dëshirë detyrës së re. Ishim një kolektiv mësimor jo shumë i madh, por një këshill pedagogjik i gjërë, ku bënin pjesë mësuesit e fshatrave Kallarat, Bolenë, Mesaplik e Vranisht. Drejtor shkolle kishim Sezai Shytin. Na vinin nxënës nga fshatrat që përmenda më lart, megjithëse bënin 15-20 kilometra rrugë në këmbë në ditë, mësonin mirë. Ishin vitet ku ora e mësimit po i largohej riprodhimit mekanik e po futej drejt demostrimit e eksperimentimit dhe e udhëhiqte arsyetimi logjik. Dy vjet pune në Vranisht, ku krahas mësimit të ditës 3-4 herë në javë zhvillonim edhe mësim me klasat e mbrëmjes në klasat e 6 e të 7-ta. Fshatarët ishin shumë të interesuar për ecurinë e fëmijëve të tyre. Ata kishin lidhje të ngushta me shkollën. Kujtimet janë të shumta. Në vitet shkollore 1962-1966 punova si drejtor shkolle në Drashovicë e Peshkëpi dhe në korrik të vitit 1970 emërohem drejtor shkolle në Kallarat, në vendlindjen time. E prita me shumë kënaqësi. Punova si drejtor shkolle gati 25 vjet, prej të cilave 20 vjet në shkollën e fshatit tim “Mumin Selami”, deri në qershor 1990 dhe më vonë edhe disa vite të tjera si mësues po në Kallarat.
Ç’mund të na thoni për arsimin në Kallarat, mësuesit, por edhe nxënësit që kanë mbaruar këtë shkollë, ndonjë statistikë në këtë drejtim a keni?
Çizja. Nxënësit e shkollës së Kallaratit në përgjithësi në jetë kanë preferuar më shumë të zgjedhin arsimin e mësuesinë dhe shërbimin në radhët e ushtrisë. Janë të shumtë ata që kanë punuar në arsim si mësues e drejtues në shumë qyetete e krahina të Shqipërisë. Në vitet e para pas çlirimit në shkollën e Kallaratit kanë punuar: Meçan Selami, Telo Duro, Xhemal Gjoni (mësues kursi). Në vitet pas çlirimit kanë punuar: Bilal Breshani, Enver Golloshi, Sami Krabolli, Shelege Karabolli, Servet Golloshi, Namik Mehmeti, Dafina e Burbuqe Qejvani, Proletare Habili, Kujtim Hysi, Çize Xhaferi, Violeta Xhaferi, Hamit Muharremi, Jazo Davaci, Lefter Hysi, Pranvera Hoxhaj, Thëllëza Hoxhaj, Ferdinand Breshani, Vojo Davaci, Vojsava Davaci, Eglantina Demiri, Enkeleda Hoxhaj, (të gjithë këta me arsim pedagogjik, gjysëm të mesëm, të mesëm dhe të lartë). Për një periudhë më të gjatë kanë dhënë mësim: Violeta Xhaferi 35 vjet, Bilal Breshani, Hamit Muharremi e Çize Xhaferi mbi 20 vjet.
Diçka më tepër për historikun e shkollës “Mumin Selami”, kur u hap për herë të parë, etapat e zhvillimit të saj dhe derisa ajo mbyll?
Çizja. Si çdo institucion edhe shkolla e Kallaratit ka historikun e veprimtarisë së saj. Siç është bërë e njohur edhe në shkrime të botuara nga ishnxënës të kësaj shkolle më parë, shkolla e fshatit u çel më 20 tetor 1916 në Qafë të Ubavit, në shtëpinë e Zenepe Toçes dhe këtë vit ne do të festojmë me krenari 100 vjetorin e saj. Para çlirimit ajo funksionoi me ndërprerje për periudhën 1923-1935. Ndërprerje pat edhe në periudhën e luftës nacionalçlirimitare(1940-1944). Pas çlirimit funksionoi si shkollë fillore për periudhë 1945-1966 dhe si 8 vjeçare 1966-2006. Siç shikohet në hapësirën kohore 90 vjeçare (1916-2006) shkolla ka funksionuar 74 vjet. Ruaj kujtime të shkruara, që ish nxënës të kësaj shkolle i kanë dërguar me rastin e 70 vjetorit të saj si, Dalan Memushaj, Arif Abazi, Namik Abazi, Afeza Janjia, Xhemal Gjoni, Sami Karabolli, Bajram Qamili, Çune Qejvani, Petref Zhibi, Enver Golloshi, Seit Jonuzi, Sinan Strati, si dhe të mësuesve, Feti Mezini, e letrën e mësuesit Kozma LLazari e materiale të tjera dërguar shkollës së Kallaratit nga Panajot Gjiknuri të vitit 1922, mësues i viteve 20-të e koleg i Meçan Selamit, apo edhe referate në raste përvjetorësh. Në vitin shkollor 2006, shkolla e Kallaratit pushoi veprimtarinë e saj. Mbyllja e saj, edhe pse numri i nxënësve ishte mbi 25, dobësoi ndjeshëm veprimtarinë jetësore edhe brenda në fshat. Ndihem keq kur shoh ndërtesën e shkollës, dikur model dhe konkuruese me shkollat më të mira të qytetit të Vlorës, tani kthyer gati si në një gërmadhë nga “lufta”, apo më saktë në një “stallë bagëtish”. ka mbajtur, rritur dhe ushqyer breza e breza në shekuj. Resurset e tij natyrore janë të shumta. Bukuritë e tij natyrore ka ndodhur që janë bërë pjesë e figuracioneve letrare të shkrimtarit të Madh, Dritëro Agolli. Është detyrë e të gjithë kallaratasve të edukojnë tek fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre dashurinë për Kallaratin, t’i njohin me historinë e tij dhe t’i çojnë të shkelin tokën dhe gurët e tij. Në gjë e tillë u pa në pjesëmarrjen e kallaratasve të larguar në kremtimin e 100 vjetorit të qëndresës së kallaratasve ndaj andartëve grekë. Brezit të ri, kudo që ndodhen, veçanërisht atyre që për shume arsye prindërit e tyre banojnë në Kallarat, të mos ndërpresin për asnjë çast shkollën, ta vazhdojnë atë edhe pse larg në Vranisht, jo vetëm 9 vjeçaren e të mesmen, por të synojnë për arsimin e lartë. Sot rrugët e dijes janë të hapura. Mos nguroni t’i ndiqni ato. Prindërve të fëmijëve që janë në Kallarat u bëjmë thirrje të mos i lënë fëmijët pa shkollë, edhe pse për momentin mund të ndodhen me të ardhura të pamjaftueshme. Përkrahini dhe mbështetini ata të vazhdojnë shkollën si gjithë bashkëmoshatarët e tyre kallaratas dhe me gjerë. “Atë që do të mbillni sot, do të korrni nesër”,- thotë një fjalë e urtë popullore. Pra investoni sot për arsimimin e fëmijëve tuaj, që nesër jeta e tyre të jetë më e sigurt. Banorëve që banojnë në Kallarat, duke përfshirë edhe veten tonë, duhet të ruajmë si gjënë më të shenjtë vlerat e tij natyrore dhe historike. Shpresojmë se do të jetë e afërt dita, kur Lugina e Sipërme e Shushicës, bashkë me të edhe Kallarati, do të hyjnë në rrjedhën e qytetarisë evropiane.

                                                                                                              



Sigal