Vinte nga Shqipëria, bllokohen 258 kilogramë kanabis, arrestohen tre malazes

582
Sigal

Bllokohen 258 drogë nga Shqipëria, ndërsa arrestohen trafikantët malazezë, është ky bilanci i aksionit më të fundit të policisë së vendit fqinje, të cilët pas një hetimi të kryer kanë vënë në pranga tre persona nga Podgorica, të cilët dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike kanabis nga Shqipëria drejtë Malit të Zi.

Atyre u është sekuestruar në cilësinë e provës materiale e ndarë në katër thasë me një peshë prej 258 kg.

Sipas Policisë kufitare malazeze “Në vendin e quajtur Sharove Topole në territor të Komunës së Tuzit janë sekuestruar katër thasë me 258 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis, të cilat u gjeten një furgon, e cila pasi është kaluar me anë të mjeteve lundruese përmes Liqenit të Shkodrës, nga Shqipëria drejtë Malit të Zi, me qëllim shpërndarjen e saj në territorin e vendin fqinj.

Në pranga kanë rënë shtetasit malazez  Srgjan Singjeliq 37 vjeç, Savo Vukçeviq 24 vjeç dhe Ratko Shushkavçeviq 26 vjeç të gjithë lindur dhe banues në Podgoricë. Nga hetimi i deri tanishëm rezulton se lënda narkotike është trafikuar nga Shqipëria drejtë Malit të Zi përmes Liqenit të Shkodrës”.