Vijon telenovela me bandën “Shullazi”, shtyhet gjyqi. Drejt lirimit nga paraburgimi?

358
Sigal

Shtyhet serish gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të tjerë të bandës së tij në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Shtyrja kësaj here erdhi për shkak të mosplotësimit të trupës gjykuese.

Seanca e sotme nuk ka zgjatur më shumë se dy minuta, ndërsa ngërçi për këtë proces gjyqësor pritet të vijojë të jetë edhe në javët në vijim.

Në fund të dhjetorit KLGJ i ka nisur një shkresë Ministrisë së Drejtësisë, të cilës i kërkon zhbllokimin e situatës duke sugjeruar ndryshime ligjore.

 

Nëse procesi vijon të jetë i bllokuar, anëtarët e grupit “Shullazi” shkojnë drejt lirimit nga paraburgimi.

Krimet e Rënda dënuan me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqja dhe Endit Zela si dhe Blerim Shullazin.

Për Shullazin u dha 14 vite burg, ndërsa ai bashkë me bandën e tij akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.