Vijnë me pushime në Shqipëri, por anglezit dhe gjermanit u bëjnë “gjëmën” në Golem

638
Një shtetas gjerman dhe një anglez të ardhur me pushime në Shqipëri e kanë pësuar keq.
Sipas policisë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme atyre u janë vjedhur dy makina luksoze dhe një shumë e konsiderueshme lekësh dhe eurosh.
Mësohet se ata janë të moshës 50 dhe 52 vjeç, janë grabitur teksa pushonin në plazhin e Golemit në Durrës.
“Më datë 12.04.2018, gjatë natës, në Golem, në banesë, shtetasve anglez dhe gjerman CH.G dhe M.M, vjeç 50 e 52, u kanë vjedhur mjetet tip “Porche”, e tip “BMV”, si dhe një sasi eurosh dhe lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal”, njofton policia.
Sigal