Vihen në pranga katër shqiptarë, tentuan të kalojnë 67 kg drogë për në Greqi

162
Sigal

Policia greke ka arrestuar katër shqiptarë të cilët po transportonin 67 kilogram kanabis për llogari të një bashkatdhetari.

Droga nuk mbërriti dot në destinacion sepse pasi të katër trafikantët janë vendosur në pranga gjatë një aksioni të Agjencisë së Drogës në Igumenicë.

Policia kishte marrë informacione më parë, duke lokalizuar dy makina në të cilat udhëtonin autorët. Efektivët kanë ndaluar automjetet duke ushtruar kontroll brenda tyre, shkruan media greke Protothema.gr 

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur 48 pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale 67 kilogramë. Njëri nga makinat ku lëviznin 2 prej 4 personave shërbente si alternativë për të shmangur ndalimin nga policia.

Dy automjetet janë konfiskuar nga policia së bashku me 2190 euro dhe shtatë aparate celularë, të cilat iu gjetën autorëve. Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike së bashku me personin që kishte porositur drogën.