Vidhte në subjekte dhe banesa të ndryshme, pranga 37-vjeçarit në Durrës

121
Sigal

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet për disa vjedhje. Në pranga përfundoi shtetasi XH.K, i cili vidhte gjatë natës në mënyrë të përsëritur, sende dhe pajisje, në subjekte dhe banesa të ndryshme.

Njoftimi i policise:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vidhte gjatë natës, në mënyrë të përsëritur, sende dhe pajisje, në subjekte dhe banesa të ndryshme, në qytetin e Durrësit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 37-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve të tyre para përgjegjësisë penale, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

– Xh. K., 37 vjeç, banues në lagjen nr. 12, Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e një shtetasi.

Në kuadër të operacionit “Mesnata”, u bë gjithashtu zbardhja e 3 vjedhjeve të tjera dhe i 1 tentative për vjedhje, autori i të cilave dyshohet të jetë shtetasi Xh. K., konkretisht:

  • Më datë 14.10.2022, ka vjedhur disa vegla pune në një servis;
  • Më datë 24.10.2022, ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi tjetër, si dhe ka vjedhur disa materiale elektrike, në një servis;
  • Më datë 25.10.2022, ka vjedhur pajisje elektrike në kuzhinën e një shkolle jopublike.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.