“Videot nuk i kam publikuar unë”, por Gjyqtarja e “TikTok” mbetet pa fjalë para ILD-së

251
Sigal

Enkeleda Kapedani, gjyqtarja e Elbasanit është marrë në pyetje për tre orë me radhë nga ana e Inspektorëve të Lartë të Drejtësisë ditën e martë.

Gjyqtarja e Elbasanit ka deklaruar para ILD-së se nuk i ka publikuar ajo videot, se s’e di se kush mund t’ia ketë marrë nga celulari, por duke kaluar në heshtje pyetjet e inspektorëve që lidheshin me kodin e etikës dhe parashikimet e tij që ambientet e gjykatës nuk duhet të filmohen.

Enkeleda Kapedani nuk ka dhënë përgjigje të qartë për shkeljet që akuzohet se ka bërë, duke bërë paradë në koridoret dhe zyrat e Gjykatës së Elbasanit, videot duke i dhënë makinës, apo dhe duke bërë shenjë me gisht sikur qëllon me armë, apo gishtin e mesit.

Gjyqtarja i qëndroi deklaratës fillestare se nuk është autorja e publikimit të këtyre videove, por pa mohuar se i ka filmuar vetë, apo se ka qenë në dijeni se po filmohej. Ndërkohë, këtë të mërkurë Këshilli i Lartë Gjyqësor nisi procesin për shkakrimin e saj dhe relator për çështjen e saj është zgjedhur gjyqtari Maksim Qoku.