Videoja epike, qytetari pyet Ramën “nga të kemi”, Meta bën gallatë: As ai vetë se di

280
Sigal

Teksa qytetari e pyet Ramën “nga të kemi”, e menjëhershme është batuta e Metës, që përgjigjet “as ai vetë se di” dhe më pas qesh me të madhe. Megjithatë duket se Meta ka pasur të drejtë, pasi vetë kryeministri në shumë dalje të tij publike, tregon për origjina nga Vunoi, Durrësi, Shkodra e Tirana.

TIRANË– Një video e politikanëve shqiptarë është bërë virale së fundmi në rrjet, duke u shpërndarë kudo. Bëhet fjalë për një takim, në një kohë kur tashmë presidenti Ilir Meta, asokohe kryeministër shfaqej në shoqërinë e Edi Ramën, që mbante postin e Ministrit të Kulturës.

Gjatë takimit, i cili zhvillohet në shoqërinë edhe të ish-deputetit Pëllumb Shullazi, Kiço Blushit, Nikoll Lesit dhe një qytetari tjetër, Meta nuk i përmban batutat ndaj Ramës, ndërsa ky i fundit duket qartë se i bën të sforcuara. Teksa qytetari e pyet Ramën “nga të kemi”, e menjëhershme është batuta e Metës, që përgjigjet “as ai vetë se di” dhe më pas qesh me të madhe. Megjithatë duket se Meta ka pasur të drejtë, pasi vetë kryeministri në shumë dalje të tij publike, tregon për origjina nga Vunoi, Durrësi, Shkodra e Tirana.

Dialogu:

 

Ilir Meta: Si i thashë dje Nanos? I thashë do vijë te partia me Doklen dhe Ruçin. Të më kontrollojë partia çdo ditë i thashë.
Pëllumb Shullazi: Ti do me i lënë natë e ditë kështu…
Ilir Meta: (Qesh) Derisa të thotë u lodha… (Qesh) Ka hyrë edhe ky (bën shenjë nga Rama) me shoqërinë civile tani. Ka rihyrë. Apo jo zoti Rama? Se ti e ngrite pak a shumë gati gjysmën e dollisë time domethënë. Shpërtheve edhe ti. U mendove, u mendove po…
Qytetari: Nga të kemi zoti Rama?
Ilir Meta: As ai vetë se di (Qesh me të madhe)

Në të gjithë bisedën bie në sy që Rama jo vetëm që nuk thotë asnjë fjalë, por as nuk qesh me batutat e Metës.