VIDEO/ “Skllavëri e shfrytëzim prostitucioni”, kapet fieraku i dënuar me 15 vite burg në Itali

683
Sigal

Policia e Fierit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 15 vite burg në Itali, për veprat penale të “Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit”.

Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në fshatin Radostinë Vadhizë, ku falë një pune të mirëorganizuar hetimore dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Renard (Krenar) Dashi, 46 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Autoritetet Gjyqësore të Milanos Itali e kanë dënuar me 15 vjet e 5 muaj burg për veprat penale të “Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.