Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga ditën e shtunë me kërkesë të SPAK.
Ndërsa është vendosur arrest shtëpie për Alma K., gruan e video-skandalit.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit u njoh me akuzat nga SPAK dhe më pas vendimin e gjykatës, por ai ka refuzuar kategorikisht se ka shkelur detyrën, ndërkohë që akuzohet për korrupsion pasiv, ndërsa 40-vjeçarja për korrupsion aktiv.



















