(VIDEO) Kosova tregon solidaritet të pashembullt, “Plisat” nisen drejt Durrësit, kanë mbledhur ndihma për qytetarët

494
Sigal

Tërmeti 6.3 ballë ka sjellë dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të jashtëzakonshme, duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë.

Të shumtë kanë qenë personat që janë solidarizuar me dhimbjen që po përjetojnë sot shqiptarët. Veçanërisht shqiptarët e Kosovës kanë treguar solidaritet maksimal. Pas qeverisë së Kosovës, që solli ekipe shpëtimi urgjentisht dhe dhuroi 500 mijë euro edhe qytetarët kanë nisur mbledhjen e ndihmave.

Grupi i tifozëve “Plisat” kanë mbledhur ndihma dhe janë nisur drejt Durrësit për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti me përmasa tragjike.

VIDEO: