VIDEO/ Detaje nga krimi në Maliq, 26-vjeçari u mbyt me litar dhe u hodh në rezervuar, shkak lidhja me të miturën

144
Sigal

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Maliq, ku një 26-vjeçar u vra dhe u hodh në rezervuar.

26-vjeçari kishte shenja në fyt, çka dyshohet se autorët e kanë mbytur me litar dhe e kanë hedhur në rezervuar për të fshehur ngjarjen.

Ngjarja tragjike dyshohet se lidhet me një lidhje që viktima kishte me një vajzë të mitur.

Policia arrestoi për ngjarjen dy kushërinjtë Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj, si dhe Bleti Angjo, të cilët nuk kanë lidhje familjare me vajzën e mitur, me të cilën kishte lidhje 26-vjeçarin Martin Çeço.