Vetëvendosje organizon tubim në Tiranë, në krye Ymeri e Kurti

551
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar për të shtunën e 23 janarit, një tubim me qytetarë. Atje do të flasin kreu aktual i partisë, Visar Ymeri dhe ish-lideri i saj, Albin Kurti. 

“Të shtunën, më 23 janar, në ora 15:30, Lëvizja Vetëvendosje organizon tubim me qytetarë në Tiranë, në Muzeun Historik Kombëtar, salla ‘UNESCO’. 

Në këtë tubim do të diskutohet lidhur me situatën politike në Kosovë, problemet e aktualitetit dhe nismat në të ardhmen e afërt”, thuhet në njoftimin e VV-së.

 “Pjesëmarrës do të jenë edhe kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, si dhe deputeti Albin Kurti”, thuhet më tej aty.
Sigal