Vetëplagoset me armë zjarri i moshuari në Tropojë, niset për mjekim drejt Kosovës

439
Sigal

Në Tropojë është vetëplagosur me armë zjarri një 90-vjeçar me iniciale A.M.

Mësohet se i moshuari është vetëplagosur me armë në bodrumin e banesës së tij. Ai është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Gjakovës.

Njoftimi i Policisë:

Sot, paradite në fshatin Bujan, në bodrumin në banesën e tij, është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi A.M., rreth 90 vjeç.

Shtetasi A.M, pasi ka marrë mjekim në spitalin e Tropojës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Gjakovës.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.