Vetëm në shtator 60 objekte të shembura, Çuçi: Do vijojmë edhe në akset kombëtare

164
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka njoftuar se në vijim të aksionit “Bregdeti ynë” vetëm gjatë muajit shtator janë shembur më shumë se 60 objekte pa leje në bashkitë Vlorë, Sarandë dhe Himarë. Çuçi thotë se pa hezitim do të prishen edhe objektet pa leje në zonat e mbrojtura apo akseet rrugore kombëtare.
Sigal

Reagimi i plotë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon operacionin “Bregdeti Ynë”. Vetëm gjatë muajit shtator kur ky operacion rinisi pas sezonit veror, janë shembur mbi 60 objekte të ndërtuara pa leje apo në shkelje flagrante të lejes në bashkitë Vlorë, Himarë e Sarandë. Kush ka menduar se ishte thjesht një aksion, me siguri do të jetë zhgënjyer po aq sa ata që i ngritën këto objekte në shkelje të ligjit dhe tani duhet të përballen me pasojat. Do të pastrojmë të gjithë territorin e vendit, vijën bregdetare po e po siç nisëm në qershor, nga zaptuesit që duhet ta mësojnë njëherë e mirë se ka perënduar koha kur gjeje shesh e bëjë përshesh nën hundën e shtetit. IKMT dhe Policia e Shtetit bashkë me institucionet e tjera po punojnë ndërkohë të evidentojnë objekte pa leje edhe në zonat e mbrojtura dhe akset rrugore kombëtare, të cilat do të shemben pa as më të voglin hezitim.