“Vetëm 7% e studentëve në Tiranë akomodohen në konvikte”, publikohet sondazhi: 16.3% e totalit 0 lekë për argëtim e rroba

308
Sigal

Qëndresa Qytetare publikoi sot në një aktivitet të organizuar pranë Fakultetit të Filologjisë një raport me të dhëna mbi situatën financiare të studentëve. Sipas sondazhit të realizuar me 775 studentë nga 5 universitete të Tiranës rreth 58% e studentëve të pyetur shpenzojnë 50 deri në 150 euro për akomodim dhe 90 deri në 210 euro për t’u ushqyer në muaj.

Pra ushqimi dhe akomodimi zënë peshën më ta lartë të kostove studentore në kryeqytet, deri në masën 63.6%e totalit.

Nevoja e lartë për konvikte nuk i përgjigjet investimeve për to nga qeveria e cila 30 muaj pas premtimit publik, nuk ka nisur ende ndërtimin e kampusit universitar në Qytetin Studenti. Përfaqësuesit e Qëndresës thanë se Drejtoritë e Konvikteve në Tiranë akomodojnë vetëm 7 % të totalit të studentëve që studiojnë në kryeqytet.

Nga 78 500 studentë, vetëm 5549 prej tyre mund të sigurojnë një shtrat në konvikt. Largimi i studentëve nga Fresku në Astir për shkaqe ekonomike dëmton procesin e tyre studimor dhe rëndon situatën e tyre financiare. Shtëpia e studentëve është konvikti dhe këtë duhet ta siguroijnë vendimmarrësit që mburren cdo vit për buxhetin e arsimit.

Transporti është një nga nevojat kryesore të studentëve në Tiranë. Rreth 70% e studentëve shpenzojnë 10 deri në 20 euro në muaj për të udhëtuar jashtë Tiranë dhe po kaq edhe për transportin brenda për transportin urban.

Një zë të rëndësishëm në portofolin studentor zënë veshjet dhe argëtimi ku, 63.4% e tyre shpenzojnë 10 deri në 50 euro në muaj për veshmbathje dhe 69.4% thonë se shpenzojnë 10 deri në 50 euro në muaj për argëtim. Ndërkohë që 16.3% e studentëve shprehen se shpenzojnë 0 lek për veshmbathje dhe 10.5% e tyre deklarojnë se shpenzojnë 0 lek për argëtim.

Në fund për nga pesha, por jo rëndësia, që zënë në portofolin studentor janë librat. 45.2% e studentëve shprehen se shpenzojnë nga 6 deri në 16 euro në muaj për literaturën, dhe 57.7% e tyre pohojnë se shpenzojnë 10 deri në 20 euro në muaj për mjetet mësimore.

Nga përllogaritja e të dhënave të sondazhit rezulton se një student në Tiranë shpenzon mesatarisht 324 euro në muaj, ku peshën më të amdhe e zënë qeraja dhe ushqimi. Ndërkohë 53.8% e studentëve të ardhruat mujore ja mbulon 100% familja e tyre, 38.7% të ardhurat i sigurojnë pjesërisht nga familja dhe nga bursa ose punësimi i tyre, ndërsa vetëm 7.5% e studentëve arrijnë ti mbulojnë të ardhurat mujore vetëm nga puna e tyre.

Qëndresa Qytetare ironizoi mungesën e investimeve në arsimin e lartë duke ndarë pako me dëshira për ndërtimin e kampusit, bibliotekave apo dhomave moderne duke nxitur edhe studentët drejt kërkimit të llogarisë ndaj politikanëve që ua premtojnë ato çdo vit.

"Vetëm 7% e studentëve në Tiranë akomodohen në

"Vetëm 7% e studentëve në Tiranë akomodohen në

"Vetëm 7% e studentëve në Tiranë akomodohen në

"Vetëm 7% e studentëve në Tiranë akomodohen në

"Vetëm 7% e studentëve në Tiranë akomodohen në