Vetëm 14 përqind e çështjeve gjyqësore përfundojnë në afat

584
Gjatë vitit 2015 gjykatat administrative në RSH shqyrtuan një volum relativisht të lartë çështjes gjyqësore. Volumin më të madh të ngarkesës e përballoi
gjykata administrative e Apelit, e vetmja në Shqipëri (me seli në Tiranë). Volum relativisht të madh përballuan edhe gjykatat e Shkodrës, Durrësit dhe Vlorës. Pavarësisht ngarkesës, trupa gjyqësore vijoi të mbetej e paplotësuar me gjyqtarë. Vetëm në fillim të vitit 2016, falë edhe këmbënguljes së ministrit të drejtësisë, Z. Ylli Manjani, u mor vendim që trupa gjyqësore e Gjykatës Administrative të Apelit u rritej nga 7 në 13 gjyqtarë. Rritja e trupës gjyqësore së kësaj Gjykate ka qenë edhe një ndër rekomandimet e raportit të INFOCIP të publikuar vitin e kaluar. Gjykatat administrative të rretheve gjyqësore (shkalla e parë) vijuan megjithatë të punojnë me stafe të reduktuara, një pjesë e tyre pothuajse me gjysmën e trupës gjyqësore që parashikon ligjieslacioni përkatës.
Infrastruktura e gjykatave administrative vijoi të trashëgojë mangësi të theksuara edhe në vitin 2015. Sistemet kompiuterike të dokumentimit të
çështjeve gjyqësore, regjistrave etj, janë thuajse inekzistente. Me përjashtim të gjykatës së Apelit, asnjë nga gjykatat e tjera administrative në vend nuk disponon faqe interneti apo sisteme të brendshme databazash kompiuterike. Kjo ka vështirësuar punën e sekretarive të gjykatave, të cilat vijuan të përballojnë volumet e shtuara të punës me sisteme me bazë letre, të cilat janë në përdorim që nga gjysma e shekullit të kaluar. Konstatohet se nuk ka një praktikë uniforme në mbajtjen e të dhënave gjyqësore nga sekretaritë e gjykatave.
MONITORIMI KOMBETAR
Renditja sipas treguesve te dorezimit ne afat te vendimeve. Po ashtu, rezulton se të dhënat për datën e dorëzimit të vendimit si dhe
për hedhjen e shortit nuk mbahen në të njëjtin regjistër themelor ku pasqyrohet numri i regjistrimit të çështjes dhe data e vendimit përkatës. Kjo praktikë
duhet të rishikohet dhe të unifikohet sa më parë të jetë e mundur. Dorëzimii vendimeve sipas afatit ligjor 7-ditor Gjykata Administrative e Apelit e ka përmirësuar treguesit dorëzimit të vendimeve brenda afatit 7-ditor me rreth 15 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2014. Në afat u dorëzuan 59% e vendimeve për çështje themeli, krahasuar me me vetëm 46% dorëzime në afat gjatë vitit 2014. Kohëzgjatja mesatare e dorëzimit të vendimeve në sekretarinë e kesaj gjykate gjatë 2015-ës ishte 11.4 ditë (rezultat i përgjithësuar). Në vitin 2014 trupës gjyqësore të GJAA i duheshin mesatarisht 25 ditë kalendarike për të realizuar dorëzimin e vendimeve në sekretari (periudha Korrik-Dhjetor 2014). Kjo e dhënë flet për një përmirësim me mbi dy herë (rreth 120%) nëse krahasohen mesataret respektive të 2015-ës me 2014-ën. Sa i takon gjykatave administrative të shkallës së parë, gjatë vitit 2015, u
shënua progres i ndjeshëm në respektimin e afateve ligjore për dorëzimin e vendimeve gjyqësore në sekretaritë respektive të gjykatave. Të gjithë treguesit e vlerësuar nga INFOÇIP flasin per një rritje cilësore në këtë drejtim. Rezultatin më të mirë e përfaqëson gjykata administrative e rrethit gjyqësor Shkodër, me rreth 99% të vendimeve të dorëzuar në sekretari brenda afatit 7 ditor që Vlerësimi i afateve ligjore në shqyrtimin gjyqësor administrativ
Sigal