Zhvendoset tregu elektrik, pastrohet zona nga kioskat dhe mbeturinat

163
Sigal

Tregu elektrik “Ali Demi” në Tiranë nuk ishte në shërbim të blerësve këtë të premte. Tregtarët po largonin produktet, pasi do të zhvendosen në Shkozë.

Të pranishëm gjatë këtij aksioni ishin dhe forcat e policisë e punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Bashkia e Tiranës ka njoftuar të gjithë subjektet tregtare të kësaj zone, një muaj para se ku do të ushtrojnë aktivitetin e tyre, për shkak të projektit për rikualifikimin urban.