Vdekje nga koronavirusi në Itali, shtohen masat edhe në aeroportin e Rinasit, mjeku: Kemi filluar t’u masim temperaturën pasagjerëve, i kontrollojmë një më një

130

Shefi i inspektimit në Rinas ka dhënë lajmin se prej sot të gjithë pasagjerët që vijnë nga Italia u matet temperatura. Mjeku Harshova sqaroi se në aeroport është krijuar një korridor, ku intervistohen pasagjerët dhe u matet temperatura.

Sipas tij, numri i personelit mjekësor në Rinas është shtuar por se deri më tani nuk ka pasur asnjë person me temperaturë apo simptoma gripi.

U dyfishua numri i personelit mjekësore. Sot janë kontrolluar të gjitha linjat e Genovas dhe Italisë. Iu mat temperatura dhe u lanë të lirë. Kemi krijuar një korridor dhe pasagjerët futen një nga një dhe u matet temperatura me lazer. Siguria në areoport kas qënë gjithmonë. Stafi ka qënë 24 më 24. I vetmi ndryshim është tani që matet temperatura e pasagjerëve. Pasagjerëve nga Italia u matet të gjithëve temperatura. Besoj se do t’ua masim të gjithë të tjerëve. Asnjë nuk ka pasur me temperaturë. I këshillojmë për autokarantinim. Në rast se do kemi ndonjë rast kemi një rast të dyshuar kemi një dhomë dhe më pas do të telefonojmë 127,”- tha ai.