Vdekja e shoferit të postës në Korçë, arrestohet drejtuesi i ”Benz-it” me të cilin u përplas

311
Sigal

Në aksidentin e Korçës, ku mbeti i vdekur një person, policia bën me dije se ka arrestuar 29-vjeçarin që drejtonte automjetin tip “Benz”.

Ai është Nertil Satellari 29 vjeç, banues në Korçë, i cili duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues të ndjerin 39-vjeçar. Kujtojmë se 39-vjeçari po drejtonte furgonin e Postës Shqiptare.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Nertil Satellari 29 vjeç u shoqërua në komisariat fill pas aksidentit, teksa shoferi i Postës humbi jetën pas transportimit tek Trauma me helikopter, 6 orë pas aksidentit.