Vdekja e 33-vjeçarit në Qendrën Tregtare/ Si nisi zjarri në magazinë, punonjësit tentuan të shuanin flakët

222
Sigal

Të tjera detaje dalin në dritë nga zjarri që ndodhi në magazinat e një qendre tregtare në hyrje të Tiranës, ku fatkeqësisht humbi jetën 33-vjeçari Arjan Sala.

Ngjarja ndodhi pasdites e së mërkurës. Nga hetimet e policisë, rezulton se zjarri dyshohet të ketë nisur si pasojë e një shkëndije elektrike nga një tel rrymë përcjellës që lidhej me një ndriçues.

Po ashtu mësohet se zjarri është konstatuar nga punonjësit e magazinës, të cilët po shkarkonin një kamion.

Ndonëse ata kanë ndërhyrë me fikse dore për të fikur zjarrin, për shkak të materialeve të djegshme plastike vatra është riaktivizuar më i fuqishëm ku edhe ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e vështirë.

Paralelisht me dokumentimin e shkakut të zjarrit po hetohet nga ana e policisë dhe prokurorisë edhe për shkaqet e vdekjes se 33-vjeçarit Arjan Sala.

Po verifikohet nëse janë zbatuar si duhet masat kundër zjarrit në objekt dhe për faktin nëse kanë qenë apo jo funksionale sinjalistikat dhe daljet e emergjencës.

Trupi i 33 vjeçarit u gjet dje gjatë natës në fund të magazinës pas një dere metalike të mbyllur, vetëm pas 50 orë kërkimesh.