Vdekja e 2-vjeçares, Totozani: Shteti, zgjidhje emergjente për familjet e varfëra

314

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka shprehur “dhimbjen dhe trishtimin më të thellë” për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një vogëlushe 2-vjeçare nga flakët.

Totozani ka përsëritur apelin ndaj institucioneve shtetërore për të gjetur zgjidhje emergjente për përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve të varfëra dhe komunitetit rom. 

Vajza e mitur humbi jetën në zonën e Babrrusë, në Tiranë, për shkak të një zjarri që përfshiu banesën ku jetonte.