Vatër e madhe zjarri në zonën e Shtyllasit në Fier, flakët përparojnë me shpejtësi

41
Sigal

Një zjarr i madh ka rënë gjatë mesditës në zonën e Shtyllasit në Fier.

Mësohet se flakët po përparojnë me shpejtësi, ndërsa pranë ndodhen edhe shtëpi të cilat nëse zjarri vijon me të njëjtin intensitet rrezikojnë të digjen.

Në terren kanë shkuar tre zjarrfikëse të repartit të Fierit, ndërsa është kërkuar ndihma edhe nga Roskoveci dhe Patosi.