Vatër e koronavirusit/ Pas Shkupit, qyteti me popullsi shqiptare me 85 persona të infektuar

338
Sigal

Numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut shkon në 13, duke përfshirë këtu edhe dy raste të reja për të cilat informoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Bëhet fjalë për një 68 vjeçar nga rrethina e Tetovës, që vuante edhe nga hipertensioni arterial.

Viktima e dytë është 70 vjeçar nga Kumanova që vuante nga hipertensioni dhe sëmundje të zemrës, por nga dikasteri i Shëndetësisë thonë se rezultatet e testimit të tij për COVID -19 ende priten.

Që nga regjistrimi i rastit të parë me virusin korona, gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më i madh i të infektuarve, gjithsej 46 persona.

Ditët e fundit hov më të madh virusi ka marrë në Kumanovë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja, prej tyre 11 janë pjesë e personelit mjekësorë, përkatësisht 2 mjekë, 3 teknik rëntgeni, 6 infermiere.

Në Dibër pas tre ditësh pa asnjë rast të ri, sot u informua për dy të tillë. Në Shkup ka 13 raste të reja, në Tetovë 2, në Veles 2, në Gjevgjeli 2, në Prilep 1, në Gostivar 1.

Më të dhënat e mësipërme, numri i të infektuarve në vendin tonë arriti në 430 në 16 qytete.

Numri i të prekurve nëpër qytete

1.Shkup – 208
2.Kumanovë -85
3.Dibër – 49
4.Prilep – 22
5.Shtip -15
6.Tetovë – 15
7.Strugë – 9
8.Veles – 8
9.Manastir – 4
10.Gjevgjeli – 4
11.Ohër – 3
12.Kavadarc – 2
13.Gostivar – 2
14.Kriva Pallankë- 2
15.Strumicë – 1
16. Koçan – 1

Numri i të shëruarve ka mbërritur në 20, përfshirë këtu edhe tre persona të cilët sot janë rikthyer në shtëpi.

Nga Klinika obstetrike gjinekologjike informuan se foshnja e lehonës nga Kumanova rezulton negativ në testin për korona edhe pse nëna e saj është pozitive. Nga kjo Klinikë informojnë se që të dy janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 389 testime.