Aksident në Durrës, dy persona dërgohen në spital

227
Sigal

Një tjetër aksident ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Durrës.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:30, në lagjen Nr.13 Durrës ku 2 persona kanë mbetur të lënduar dhe ndodhen në spital.

“Një automjet me drejtues shtetasin S. L., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. T. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetaset O. L. dhe A.L, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën“, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.