Vasili: Të gjithë presin që Rama të veshë çizmet dhe të shkojë në zonat e përmbytura, por ai nuk ka kohë

103
Sigal

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka ironizuar kryeministrin Edi Rama pas një foto të publikuar prej tij në rrjetin social në Facebook nga parku i aventurave në Shishtavec, ndërkohë që mijëra hektarë tokë janë përmbytur nga reshjet e shiut.

Vasili shkruan se kur të gjithë presin kryeministrin të jetë në krye të punëve, ai bën postime cinike në rrjetet sociale.

Postimi i Petrit Vasilit

Shqiperia e permbytet kryeministri krihet… dhe poston lojrat ne FB! Nje shprehje thote “Stambolli digjet dhe zuska krihet” e perkthyer ne shqip sot eshte: Shqiperia e permbytur dhe kryeministri krihet.

Mijra e mijra ha toka te permbytura, banesa, bageti dhe bisnese gjithfaresh ane e mbane Shqiperise. Ndersa ne menyre skandaloze Edi Rama poston sot ne FB foto nga Parku i Aventurave ne Shishtavec.

Shqiperia NUK KA kryeminister!! Kur te gjithe presin kryeministrin te jete ne krye te puneve kryeministri ne menyre cinike poston budalleqe.

Te gjithe presin qe kryeministri te veshe cizmet e te shkoje ne zonat e permbytura, po ky Rama nuk ka kohe per pushim….. se do postoje parkun e lojrave te shishtavecit! Por Shqiperia ka thjesht grabitqare, qe gjithmone i lene shqiptaret vetem ne dite te hallit.