Vasili: Çmimi i naftës dhe ‘Ballkani i Hapur’, thikat e rilindjes ndaj fermerëve të Lushnjës dhe Shqipërisë!

199
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të karburantit në vendin tonë, pas luftës që ka shpërthyer në Ukrainë.

Përmes një mesazhi në rrjetin social, Vasili thekson se çmimi i naftës dhe Ballkani i hapur janë thikat e rilindjes ndaj fermerëve të Lushnjës dhe Shqipërisë.

REAGIMI I VASILIT
Cmimi i naftes dhe Ballkani i hapur, thikat e rilindjes ndaj fermereve te Lushnjes dhe Shqiperise!
Rritja e tmerrshme e çmimit te naftes, qe ne Lushnje arrin ne 239 leke eshte asgjesim real per fermeret e ndershem dhe punetore te Myzeqese dhe gjithe Shqiperise.

Shihni cmimet ne Maqedoni dhe ne Kosove qe jane me te ulta se ne Shqiperi.
Ne Kosove cmimi eshte rreth 173 leke litri ndersa ne Shqiperi eshte 239 leke, pra rreth 28% me shtrenjte.
Qeverite ne Maqedoni e Kosove mendojne per qytetaret dhe nuk vene dyfishin e taksave mbi karburantin si qeveria e Edi Rames.
Ballkani i hapur hapi dhe thelloi ne menyre dramatike krizen duke goditur ne zemer fermeret.
Ballkani i hapur e beri plotesisht te pamundur shitjen e mundit e djerses se tyre, qe kalbet, shkon dem dhe qumeshti derdhet ne rruge se nuk shitet dot perballe qumeshtit serb.
Ballkani i Hapur dhe cmime karburantesh, qe komandohen nga oligarket kliente te qeverise do te thote asgjesim i fermereve shqiptare.
Ka vetem e vetem nje zgjidhje: Voten masivisht kunder rilindjes dhe patericave opozitare.
Vota kunder rilindjes dhe patericave opozitare eshte shpetimi i vetem per qytetaret dhe fermeret, asnje zgjidhje tjeter nuk ka!!