‘T’i themi ndal dhunës policore të pushtetit’ / Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestë para Ministrisë së Brendshme

241
Sigal

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ditën e sotme ka dalë në protestë përpara Ministrisë së Brendshme.

Organizmi për protestën e sotme ka ardhur pas ndalimit të dhunshëm nga policia të 4 aktivistëve të kësaj Aleance, Astrit Seranaj, pedagogu Ergys Mertiri, artisti Donald Martini dhe tekniku Gentjan Hasani.

Regjisori Edmond Budina ka deklaruar se do të protestojnë për t’i thënë ‘Ndal’ dhunës së pushtetit.

“Duhet ti themi ndal dhunës së policisë së pushtetit. Policisë e cila i shërben vetëm një grushti njerëzish. Ne nuk duhet të friksohemi nga dhuna e këtij pushteti fashisto-mafioz që kërkojnë të ruajnë pushtetin e tyre. Këtu kemi të bëjmë me një dhunë shtetërore që frikëson qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Ne nuk kemi frikë, do të vazhdojmë të protestojmë dhe nuk do ta ulim kokën”,tha Budina për mediat.