Vala e protestave / Infermierët paralajmërojnë protestë për mungesën e kushteve në punë. Opozita: Mbështesim qytetarët për pagat

102

Mungesa e sigurisë dhe kushteve në punë. Infermierët paralajmërojnë protestë: Shteti nuk shqetësohet, asnjë reagim nga Institucionet!

Sigal

Infermierët kanë paralajmëruar protestë për shkak të mungesës së sigurisë dhe kushteve të punës. Nisur nga dhunimi i dy infermiereve pak ditë më parë në Spitalin Pediatrik në Tiranë dhe nga një mosreagim të institucione për këtë ngjarje sipas tyre, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka njoftuar protesta.“Një fenomen i përsëritur shpesh në çdo kohë, dhe që nuk mungoi as në kohën e pandemisë. Një fenomen që ndodh në forma të ndryshme jo vetëm në Tiranë, por në çdo spital në Shqipëri. E çuditshme është fakti që nuk shqetësohen as për largimin masiv të infermierëve, që ndodh çdo ditë duke shkaktuar mungesë personeli në shumë spitale dhe qendra shëndetësore sërish dhuna nuk ndalet ndaj bluzave të bardha e sidomos ndaj infermierëve duke qenë se janë kontakti i parë me pacientët”,- thuhet në deklaratë.

“Lajmi për dhunimin e dy infermiereve tek spitali i Pediatrisë nga familjarët e një fëmije që ishte paraqitur pranë Pediatrisë në QSUT e dërguar si çështje dhe në prokurori nga denoncimi i bërë nga dy infermieret e dhunuara ka kaluar si një ngjarje normale nga të gjithë institucionet. Një fenomen i përsëritur shpesh në çdo kohë, dhe që nuk mungoi as në kohën e pandemisë. Një fenomen që ndodh në forma të ndryshme jo vetëm në Tiranë, por në çdo spital në Shqipëri. E çuditshme është fakti që nuk shqetësohen as për largimin masiv të infermierëve, që ndodh çdo ditë duke shkaktuar mungesë personeli në shumë spitale dhe qendra shëndetësore sërish dhuna nuk ndalet ndaj bluzave të bardha e sidomos ndaj infermierëve duke qenë se janë kontakti i parë me pacientët”,- thuhet në deklaratë.

Infermierët ndalen edhe te problematikat aktuale, si fluksi me të cilën përballen për shkak të largimit masiv të bluzave të bardha nga vendi.

“Fajtorë të këtyre ngjarjeve nuk janë infermierët, por janë mungesat e shumta, që ndodhin në institucionet shëndetësore në vend si: Mungesë e theksuar stafi duke mbingarkuar personelin që punon, i cili nuk përballon fluksin e shtuar të pacientëve, mungesa e theksuar e mjekëve specialistë ku në shumicën e rasteve shërbimet mbulohen nga mjekë specializantë të rinj pa eksperiencë e ku në shumicën e rasteve dhe jo profesionistë. Mungesat e theksuara të medikamenteve apo shërbimeve, ku prej vitesh sidomos në QSUT shërbimi i Pediatrisë pas orës 16:00 shërbimet për eko, grafi dhe analiza duhet t’i marrin tek spitali i Urgjencës Polivalente apo siç njihet ndryshe Spitali i Sëmundjeve të Brendshme, mungesë e theksuar e medikamenteve të ndryshme edhe ato baze për të cilat familjarët detyrohen t’i blejnë neper farmacitë e ndryshme që ndodhen rreth QSUT”,- thuhet më tej në deklaratë.

Shoqata thotë se përtej këtyre shumica e pacientëve dhe familjarëve përballen me situata të ndryshme ku dhe për analiza apo ekzaminime të tjera rekomandohen nga mjekët që të bëhen në klinika apo spitale private pasi aty punojnë pikërisht këto mjekë pas orarit të punës që mbarojnë në shtet.