Ushtruan dhunë fizike ndaj babait dhe të dashurës, arrestohen dy persona

51
Sigal

Dhuna fizike vazhdon të jetë një plagë e shoqërisë. Një djalë dhunoi të atin dhe një burrë dhunoi të dashurën, por të dy vihen në pranga nga Policia.

E.D., 32 vjeç, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe ditën e djeshme është arrestuar. Po në pranga ka rënë edhe shtetasi me iniacialet G. L., 32 vjeç, banues në Kombinat, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Gjithashtu një konflikt fizik mes dy të rinjve ditën e djehsme, ka përfunduar me arrestimin e një 16 vjeçari, si dhe me procedimin penal ndaj bashkëmoshatarit të tij. Ata janë konfliktuar me mjete të mprehta dhe si pasojë është dëmtuar njëri prej tyre, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.