‘Ushtari’ i Ballukut, drejtori i OST Elisian Bici lë gjysmën e Shqipërisë pa ndriçim

Pas skandalit me shembjet e rrugëve , Drejtori i OST, Elisian Bicit kthen qytetarët në kohën e qiririt.

Elbasani, Gramshi dhe Librazhdi do të përballen në ditët në vazhdim me stakime dhe ndërprerje të programuara të energjisë elektrike, për shkak të manovrimeve teknike dhe masave të sigurisë në rrjetin e transmetimit. Operacionet do të zhvillohen në ditët e para të Marsit.

Sigal

Në kuadër të stakimit, si masë sigurie të Linjës 400 kV Fier – Elbasan – Qafë Thanë, do të kryhen ndërhyrje në disa linja 35 kV dhe 10 kV, çka do të sjellë ndërprerje të shkurtra energjie në disa zona. Në Elbasan do të ketë vetëm ndërprerje 5-minutëshe më 2–4 mars.

Ndërsa nga data 2 deri më 4 mars 2026, në intervalin orar 08:00–17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 35kV L30–66 Mjekës – Kombinati i Drurit Elbasan.