Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë i akordon titullin Honoris Causa kryebashkiakes së Shkupit Danela Arsovska

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë organizoi sot, në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës ceremoninë e dhënies së titullit : Doctor Honoris Causa për Znj. Danela Arsovska, me motivacionin: “Për kontributin e shquar dhe përkushtimin në fushën e politikës, ekonomisë dhe aktivizmit shoqëror, si dhe për angazhimin e saj të palodhur në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në Maqedoninë e Veriut dhe promovimit të bashkëjetesës, zhvillimit dhe multikulturalizmit në drejtimin e Qytetit të Shkupit e më gjerë”. Në këtë ceremoni morën pjesë ambasadorë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, politikanë e diplomatë.

 Presidenti i Universitetit Mesdhetar si rekomanduesi i parë për dhënien e këtij titulli, vlerësoi lidershipin dhe formimin e znj. Arsovska. “Lidershipi i znj. Arsovska është një dëshmi e asaj që mund të arrihet kur diversiteti dhe gjithëpërfshirja vendosen në qendër tëqeverisjes. Nga zgjedhja e saj historike si gruaja e parë qëdrejton qytetin e Shkupit, deri te përpjekjet e saj për të ndërtuarnjë qytet që kremton trashëgiminë e tij multikulturore, ajo ka dëshmuar vazhdimisht se uniteti është themeli i zhvillimit tëqëndrueshëm në një shoqëri të larmishme”, u shpreh Akademik, Prof.Dr, Anastas Angjeli në fjalën e tij.

Sigal

Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Adrian Civici, gjithashtu theksoi se znj. Arsovska ka qenë gjithashtu një mbrojtëse e zhvillimit urban gjithëpërfshirës, duke siguruar që të gjithakomunitetet të ndihen të përfaqësuara dhe të fuqizuara. Në fjalën e saj, Danela Arsovska,falenderoi Universitetin Mesdhetar për vlërësimin duke nënvizuar se lidhja e shkupit me Tiranën është një lidhje e fortë dhe e hershme e cila do të forcohet edhe më tej. Ajo gjithashtu, shprehu besimin se diversiteti dhe multikulturalizmi janë asete të fuqishme për ndërtimin e komuniteteve më të forta.