Universitetet/ Ndryshojnë kriteret për përfitimin e bursave

527
Qeveria miraton disa ndryshime në vendimin nr. 911, datë 11.11.2015, të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e pagesave dhe kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, për nxënësit e studentët në institucionet arsimore publike, për vitin shkollor 2015-2016. Afati përfundimtar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave nga këshillat bashkiakë për vitin shkollor 2015-2016, për të gjitha kategoritë e shkollave/institucioneve të arsimit të lartë, është data 15 prill 2016. 

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6, 19 e 28, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 112, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të neneve 1 e 5, të ligjit nr.10289, datë 17.6.2010, “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”, të nenit 29, të ligjit nr.8872, datë 29.3.2002, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.7889, datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar, të ligjit nr.8153, datë 31.10.1996, “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar, të ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, të ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, të ligjit nr.7748, datë 29.7.1993, “Për statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”, të ndryshuar, të nenit 32, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, si dhe të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe të ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave vendosi që: Në vendimin nr.911, datë 11.11.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime: 1. Në nënpikën 6.1, të pikës 6, data “31.12.2015” zëvendësohet me “15.4.2016”. 2. Në nënpikën 6.2, të pikës 6, data “15.1.2016” zëvendësohet me “29.4.2016”. 3. Në pikën 14, data “15.1.2016” zëvendësohet me “29.4.2016”. 4. Pika 14 ndryshohet, si më poshtë vijon: Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Sigal