Unioni i ri i Dhomave të Tregtisë/ Lufta brenda llojit, pas Akademisë, qeveria kërkon t’i vjedhë mandatin edhe kreut të Dhomës së Tregtisë

795
Sigal

Nis lufta brenda llojit, kërkojnë t’i vjedhin mandatin edhe kryetares të Dhomës së Tregtisë

 

Ministria e Financave ka vendosur të pezullojë rezultatin për zgjedhjet e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë. Elisabeta Katija, kryetarja e re e Unionit të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë në një deklaratë për mediat ka theksuar se është shpallur fituese pas një procesi të zhvilluar në transparencë të plotë. Katija ndaj dhe kërkon që të mos shtyhet procesi, pasi do të dëmtojë këtë institucion të rëndësishëm për biznesin.

“Morën pjesë 81 anëtarë të asamblesë nga 112 përfaqësues të të gjithë rajoneve. Nga numërimi i votave, u shpall rezultati i zgjedhjeve i emëruar nga Asambleja, ku fituese rezultova me 44 vota. Kandidatja tjetër, zonja Ines Mucostepaj ishte votuar nga 37 anëtarë, një fitore kundrejt një diference prej 8 votash”, tha në një prononcim për mediat pasditen e sotme.

Nga këto votime, Katija shtoi se u “u votuan edhe 20 anëtarë të Kryesisë, gjithashtu dhe dy përfaqësues të Komisionit të Auditit”. Katija tha se “Në përfundim të numërimit, kandidatja zonja Mucostepaj ka kontestuar vlefshmërinë e procesit zgjedhor, të cilin e ka pranuar. Nuk e ka kontestuar gjatë votimit dhe e ka respektuar me votën e saj të lirë. 

Nuk ka pasur asnjë kontestim as nga Asambleja për procesin e votimit apo për mangësi të konstatuara. Humbja e çoi në konstatimin që Asambleja ka miratuar 4 anëtarë dhe Komisioni ka filluar procesin me 3 anëtarë në mungesë të njërit nga anëtarët, i cili ka pasur një fatkeqësi familjare dhe nuk mund të paraqitej në Komision. Komisioni ka pasur shumicën për të vendosur, ka pasur mundësi për të miratuar përveç faktit që në çdo vendimmarrje procesi është kryer në unanimitet nuk ka pasur vota kundër”. Katija sqaron më tej se “Ministria ka marrë një vendim pezullimi, ditën e premte, e cila i është drejtuar me një shkresë Komisionit Zgjedhur dhe kandidates Ines Mucostepa, me lëndën njoftim pezullimi për verifikimin e akteve, gjë të cilën e ka kompetencë ligjore dhe brenda 30 ditëve duhet ta ushtrojë këtë kompetencë për të marrë vendimin. Sipas Katijas “Çdo vonesë do krijojë ngërç në funksionimin e institucionit, do sjellë dhe pasojë ekonomike-financiare duke u thelluar më shumë borxhi i mbartur në vite dhe mungesa e përfaqësimit në mënyrë profesionale të interesave të sipërmarrjes shqiptare. Nuk mendoj se ka interesa të veçanta politike për të marrë peng institucione të pavarura. Nuk mendoj se ka frymë politike për të ndaluar votën e lirë dhe për këtë institucion, i cili pikën më të rëndësishme e ka në përmirësimin e klimës së sipërmarrjes”.“Nuk mendoj në asnjë mënyrë se ka interesa të veçanta politike në përfaqësues që kanë shkelje ligjore, statistikore dhe administrative, e cila është ish-kryetarja, kandidatja Ines Mucostepaj. Pikërisht, fryma politike shpresoj të ndikojë në marrjen e një vendimi të shpejtë dhe pozitiv për të respektuar e vlerësuar të gjithë, në veçanti mua dhe Komisionerët dhe sipërmarrësit që u bënë pjesë e këtij votimi, e grupit të punës që u bë pjesë e këtij procesit, të cilët nuk kanë përse përballen me pretendime dhe alibi të zonjës Mucostepaj për një angazhim vullnetar në respekt të saj në veçanti. Ndërkohë, shpresoj të mos dështojnë këto zgjedhje dhe të shkojnë në drejtim të paditur për arsye se çdo vendim, personalisht nuk do të ndalem në respekt të votës që kam përfituar nga ata që kërkojnë përfaqësimin e zërit të biznesit si oponencë apo në favor bashkëpunimit për një klimë më të mirë dhe për një sistem më të mirë, qoftë Dhomave të Tregtisë dhe institucionit të vetë Bashkimit të Dhomave të Tregtisë e Industrisë, në veçanti me qëllim për të kërkuar të drejtën e votës dhe zgjedhjeve të ushtruara me transparencë të plotë ditën e enjte të kaluar” përfundon Katija.