Problem në motor, përfshihet nga flakët automjeti në autostradën Tiranë-Elbasan

354
Sigal

Një automjet në autostradën Tiranë-Elbasan është përfshirë nga flakët.

Paraprakisht dyshohet se flakët kanë nisur pas një problemi në motor. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit të cilët kanë bërë të mundur edhe shuarjen e zjarrit.

Për fat të mirë, nuk ka pasur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.