Ulen temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Si pritet të jetë moti ditën e sotme

51
Sigal

Për ditën e sotme, e premte 13 Qershor, rënia e vlerave barike do të sjellë ulje të temperaturave në të gjithë territorin e Shqipërisë përsa i përket motit. Sipas Meteoalb, vranësirat dhe reshjet do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të vendit ku herë pas here do të jenë rrebeshe më të dukshme në zonat veriore dhe qendrore.

Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë gradualisht kushtet e motit përgjatë vijës bregdetare duke lënë me vranësira dhe shira të gjithë pjesën tjetër të territorit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C vlera më e ulët në qarkun e Dibrës deri në 28°C vlera më e lartë në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi veriperëndimor kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 5 ballë.