Ulen sërish temperaturat, çfarë do të sjell pasditja në vend

194
Sigal

Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime në të gjithë vendin, por gjatë mesditës shfaqen vranësira të lehta.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja lë me kthjellime pjesën më të madhe të Shqipërisë, por vranësira të shpeshta dhe shira të dobët do të përfshijnë ekstremin Jugperëndimor dhe Veriperëndimor.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por rënie me 1-2°C sjellin edhe orët e mesditës duke u luhatur nga 2°C deri në 20 °C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa
Veriperëndimi i Europës dhe Qendra do të paraqiten në ndikimin e motit të vranët, rrebesheve të shiut dhe stuhive afatshkurtra të erës si pasojë e zhvillimit të një qendre ciklonare mbi Britaninë e Madhe. Po ashtu me reshje shiu e dëbore do të paraditen Gadishulli Skandinav. NDERSA kthjellimet do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Europës.

Kosova
Vijon ndikimi i motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në territorin e Kosovës gjatë pjesës së parë të ditës. Pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin por pa rrezikuar reshje.

Maqedonia e Veriut
Paraditja do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas hershme. Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin largim të vranësirave fillimisht nga zonat veriore dhe gradualisht moti i kthjellët përfshin gjithë Maqedoninëe Veriut.