Ukrainasin që u kap në Kakavijë e kërkonte Interpoli

516
Sigal

Janë zbuluar detaje të reja nga arrestimi i një shtetasi të huaj dje në Kakavijë mbi të cilin ka dyshime se është vrasës me pagesë.

Mësohet se emri i tij është Maryan Yatsula 28 vjeç, i cili ka lindur në Ukrainë. Mëngjesin e datës 3 mars ai është paraqitur  me dokumente udhëtimi me pasaportë greke me emrin Dimitrios Kantzelis dhe gjatë verifikimit në Interpol kjo pasaportë rezulton e vjedhur dhe i përket një shtetasi tjetër grek.

Gjatë verifikimeve të pasaportës 28-vjeçari  ka kundërshtuar  punonjësit e policisë kufitare në vijën e dytë, duke tentuar të largohet por është arrestuar prej tyre në flagrancë. Pas futjes se shenjave të gishtave në sistem u zbulua dhe identiteti i vërtetë i tij.