U vra mbrëmë në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit

330
Sigal

Arjan Spahiu është shqiptari i cili u vra mbrëmë pas një atentati me tetë plumba në Bruksel.

Kujtojmë që 38-vjeçari nga Elbasani u qëllua në zonën e njohur Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend.

Mësohet se ai është një emër i njohur për drejtësinë. I ndjeri ishte arrestuar dhjetë vjet më parë pasi dyshohej për vrasjen e 52-vjeçarit Gëzim Alikaj në Elbasan.

Sipas mediave belge 38-vjeçari qëndronte ilegalisht në këtë vend. Një hetim ka nisur lidhur me vrasjen ndërkohë që nuk dihen ende pistat.

Në vendin e ngjarjes, Prokuroria kërkoi një ekspert të balistikës dhe një mjek ligjor si dhe një kontroll laboratorik nga policia federale dhe një gjyqtar ekzaminues, konfirmon Sarah Durant, zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik të Brukselit.