U rizgjodh në krye të Gjermanisë/ Meta uron presidentin Steinmeier: Mik i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

157
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka uruar homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier për rizgjedhjen në detyrën e Kreut të Shtetit të Republikës Federale të Gjermanisë!

Meta shkruan se zgjedhja e tij është një lajm shumë i mirë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe dhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë!

“Urime të përzemërta Presidentit Frank-Walter Steinmeier për rizgjedhjen në detyrën e Kreut të Shtetit të Republikës Federale të Gjermanisë!

Një lajm shumë i mirë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe dhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë!

Kohët sfiduese si këto që po kalojmë kanë nevojë për udhëheqës të urtë dhe me peshë si Presidenti Steinmeier, të cilit i jemi mirënjohës për mbështetjen sinqertë dhe të drejtpërdrejtë për zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për kontributin thelbësor të dhënë ndër vite për të hapur sa më parë negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.”- shkruan ai.