U raportua si viktimë e dytë në atentatin e Elbasan, Ardian Collaku ndodhet në “vdekje klinike”

220
Sigal

Një atentat i rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit.

Si pasojë e të shtënave me breshëri nga një makinë në lëvizje ka mbetur i vdekur në vend Lulzim Bitri, ndërsa Ardian Collaku ndodhet në “vdekje klinike”. Sipas burimeve Ardian Collaku ka shenja jete dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

RENEA dhe FNSH janë në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e 3 autorëve të dyshuar të ngjarjes të cilët janë larguar me një automjet në drejtim të paditur.