U raportua për sherr masiv me leva në Kombinat, policia sqaron ngjarjen: 2 të rinj u rrahën me grushte mes tyre, shoqërohen në komisariat

169
Sigal

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me një konflikt të ndodhur sot në Kombinat.

Edhe pse fillimisht u raportua për një sherr masiv mes disa të rinjve, policia ka sqaruar ngjarjen.

Mësohet se kanë qenë 2 të rinj të cilët janë rrahur me grushte me njëri tjetrin.

Të dy ata janë shoqëruar në komisariat teksa policia vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.03.2022, në Kombinat, në Rrugën e Qelqit, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, shtetasit D. V., 25 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, të cilët janë shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrrthanave të konfliktit.