U përfshi në një konflikt në Tiranë, holandezit i gjendet kokainë

153
Sigal

Një shtetas holandez është arrestuar nga policia e Tiranës, pas një sherri të ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Abdi Toptani.”

Sherri ka ndodhur në orën 00:10 minuta, 2 orë pas përfundimit të finales së Conference League, në stadiumin “Air Albania.”

Por pas kontrollit, blutë i kanë gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, u bë arrestimi i shtetasit Kevin Ron De Baat, 27 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Më datë 26.05.2022, rreth orës 00:10, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt në rrugën “Abdi Toptani”. Pasi kanë shkuar në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasin holandez Kevin Ron De Baat”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.