Berisha: Qeveria po vjedh arkivat me hakerat

184
Sigal

Por për Partinë Demokratike nga sulmi i hakerave po përfiton qeveria aktuale për të fshirë dosjet. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një statusi në rrjetet sociale, shkruan se para largimit nga pushteti, qeveria Rama me hakerat e saj po vjedh të arkivën digjitale që kishte në portalin e-Albania.

Duke e bazuar këtë denoncim në një mesazh të mbërritur në adresë të tij, Berisha shton se “duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal mafioz të qeveritareve që në largim vjedhin çdo gjë, Partia Demokratike deklaron se asgjë nuk do t’i shpëtojë ata nga dosjet e vjedhjeve të tyre të mëdha”.