U ndalua për maskë, efektivja e policisë godet me shuplakë vajzën në Tiranë (Video)

282
Sigal

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar mëngjesin e djeshëm në zonën e Kombinatit në Tiranë. Një vajzë është goditur nga një efektive policie, vetëm se ajo po e kundërshtonte atë me fjalë. Skena është filmuar nga një kalimtar i rastësishëm.

Siç shihet edhe nga pamjet, kanë qenë tre qytetare të cilat kanë kundërshtuar policinë, e cila mesa duket, i kishin ndaluar për maskë.

Qytetaret largohen teksa efektivët i ndjekin nga pas. Në një moment, një nga qytetaret, vajza e re, goditet fort me shuplakë nga efektivja e policisë. Goditja ka ardhur e papritur dhe shihet qartë që vajza e re vetëm ishte duke folur, pa bërë asnjë veprim tjetër.