U kapën me dokumente false për të përfituar azil, arrestohen dy iranianë në Gjirokastër

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në qytetin e Gjirokastrës. Sipas policisë, të arrestuarit janë shtetasit iranianë me inicialet M. O., 59 vjeç dhe G. K., 58 vjeç.

Gjatë kontrolleve të bëra, policia gjeti dokumente të falsifikuara, të cilat do t’i përdornin të arrestuarit për të kërkuar azil.

NOA

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rastit dhe zbulimin e peronave të përfshirë në këtë veprimtari jo-ligjore.