U kap me kokainë. 21-vjeçarja nuk pranon akuzën: Nuk e shes, e bleva sepse …

387
Sigal

Trafikantët e lëndëve narkotike e kanë kaluar në një nivel tjetër aktivitetin e tyre, duke aktivizuar femra për të kryer shpërndarjen e drogës.

Por, kjo strategji nuk është se i ka shpëtuar Agjentëve të Antidrogës, të cilët kanë zbuluar aktivitetin e shpërndarjes së dograve të forta në doza të vogla nga një vajzë 21-vjeçare. Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasen A. B., 21 vjeçe, banuese në qytetin bregdetar.

“Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në Durrës, arrestohet në flagrancë 21-vjeçarja, e cila u kap me 13.5 gramë kokainë. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen: A. B., 21 vjeçe, banuese në Durrës”, tha Policia.

Mësohet se gjatë kontrollit fizik ndaj kësaj shtetaseje, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 13.5 gramë lëndë narkotike, e dyshuar kokainë. Policia mësohet se e kishte mbajtur nën vëzhgim 2-vjeçaren për disa ditë, nga ku rezultoi se ajo kryente shpërndarjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë.

Lëndën narkotike, vajza e shpërndante kryesisht te personat të cilët e merrnin në telefon, ndërsa shpërndante edhe nëpër lokalet e natës në Durrës e Tiranë. Gjatë marrjes në pyetje, 21-vjeçarja nuk e ka pranuar akuzën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, duke deklaruar para oficerëve të Policisë se lëndën narkotike që iu sekuestrua e kishte blerë për konsumim vetjak.

“Nuk shpërndaj lëndë narkotike. Kokainën e kam blerë për ta konsumuar për vete. Jam konsumatore. Për këtë jam gati të bëj analizat, për ta vërtetuar”, ka thënë ndër të tjera gjatë marrjes në pyetje 21-vjeçarja.